Korporata Energjetike e Kosovës u është drejtuar bizneseve prodhuesve vendore se nëse nuk lidhin kontratë me ta si Furnizues të Mundësisë së Fundit atëherë edhe nuk do t’i furnizojë me rrymë.
Njoftimi i KEK-ut:
Në asnjë rrethanë KEK nuk ka deklaruar se ky furnizim do të vazhdojë pavarësisht nëse kontratat si FMF lidhen apo jo. Është theksuar qartë se bëhet fjalë për një obligim të përkohshëm ligjor, dhe jo për ndonjë garanci afatgjate furnizimi.
KEK gjithashtu ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve se, sipas rregullores së ZRRE-së dhe legjislacionit në fuqi, nga data 01.06.2025 ka filluar automatikisht furnizimi me energji për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lire dhe te cilet nga kjo date jane shkyqur nga KESCO si FSHU.
Gjithashtu, KEK ka kërkuar bashkëpunimin e përfaqësuesve të bizneseve që t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre për nënshkrimin sa më të shpejtë të kontratave me KEK-un si FMF, në mënyrë që ky proces i rëndësishëm për sektorin energjetik të zhvillohet me sukses, pa ndërprerje dhe në përputhje me kornizën ligjore.