Katër kryetarët e rinj në Veri ende nuk e dinë se kur do ta bëjnë betimin në pozitat e tyre të reja

Katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës, të cilët u zgjodhen nga zgjedhjet e 23 prillit ende nuk e dinë se kur do ta bëjnë betimin në pozitat e tyre të reja.

Derisa kryetari i komunës së Zubin Potokut thotë se janë në pritje që së bashku më Ministrin e Pushtetit Lokalë të vendosin për këtë, dhe se një datë presin që të caktohet gjatë kësaj jave, nga kjo e fundit, nuk kanë kthyer një përgjigje për këtë temë, pavarësisht interesimit të televizionit.

Emrat e katër kryetarëve të rinj dihen tash e dy javë, e rezultatet për ta janë certifikuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi