– “Përpjekjet e ndërmjetësuesve përqendrohen në arritjen e një faze që do t’i japë fund luftës në Gaza”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari
Diskutimet aktuale midis Izraelit dhe Hamasit janë përqendruar në një kornizë për negociatat e armëpushimit në Gaza, sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit, transmeton Anadolu.
“Përpjekjet e ndërmjetësuesve përqendrohen në arritjen e një faze që do t’i japë fund luftës në Gaza”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në një konferencë për media në Doha.
“Një kornizë për negociatat e armëpushimit në Gaza po diskutohet aktualisht përpara fazës përfundimtare”, tha ai.
Zëdhënësi tha se është shumë herët për të diskutuar detaje specifike ose afate kohore për negociatat e armëpushimit.
“Procesi kërkon kohë dhe nuk është e mundur të jepet një afat i qartë për arritjen e rezultateve”, deklaroi ai.