Kanada, rastet islamofobike u rritën me 1.800 për qind pas 7 tetorit 2023

Autorja e raportit, Nadia Hasan tha se “Pas tetorit 2023, Kanadaja pa rritje të racizmit anti-palestinez, anti-musliman dhe anti-arab, i cili ndikoi në jetën e përditshme dhe profesionale të kanadezëve”

Raporti kanadez ka zbuluar rritje të rasteve anti-muslimane (islamofobi) në të gjithë vendin deri në 1.800 për qind që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli nisi sulmet e tij në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Qendra për Studimin e Çështjeve Muslimano-Islame e Universitetit të Yorkut ka publikuar raportin e saj, “Dokumentimi i Përjashtimit Palestinez”, bazuar në të dhëna të disponueshme publikisht dhe raporte mediatike, së bashku me 16 organizata kanadeze.

Këshilli Kombëtar i Muslimanëve Kanadezë (NCCM), të dhënat e të cilit citohen në raport, raportoi rritje të incidenteve anti-muslimane deri në 1.800 për qind një muaj pas 7 tetorit 2023.

– Thirrje për “veprim të menjëhershëm”

Autorja e raportit, Nadia Hasan tha për mediat se “Pas tetorit 2023, Kanadaja pa rritje të racizmit anti-palestinez, anti-musliman dhe anti-arab, i cili ndikoi në jetën e përditshme dhe profesionale të kanadezëve”.

Përfaqësuesja speciale e Kanadasë për luftën kundër islamofobisë, Amira Elghawaby deklaroi se gjetjet e raportit kërkojnë veprime të menjëhershme. Ajo tha se kanadezët që mbrojnë të drejtat e njeriut të palestinezëve po “censurohen dhe heshten”, duke ndikuar në jetën e tyre.

Raporti bën thirrje për përcaktimin e racizmit kundër palestinezëve, rritjen e llogaridhënies për krimet e urrejtjes dhe hetimin e mënyrës se si shkollat dhe institucionet publike trajtojnë krimet e urrejtjes.

Kategoritë
BotaLajme