Ka ndodhur takimi Osmani-Vuçiq, nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta

Ka ndodhur takimi Osmani-Vuçiq, nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta

Sot pas mesdite është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq

Siç tregojnë burimet, takimi nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta.

Tutje, në mes dy presidentëve nuk ka pasur as përshëndetje me dorë.

Po ashtu nuk është dhënë sinjal për ndonjë zgjidhje të situatës në Veriun e Kosovës.

Osmani dhe Vuçiq gjenden në Moldavi, ku po organizohet një samit i liderëve evropianë.

Në mes tyre edhe presidenti francez, Emmnaul Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz që besohet të jenë dy iniciuesit e takimit të shkurtër Osmani – Vuçiq

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova