Sipas të dhënave zyrtare, Jordania po përjeton një rënie të ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë atraksionet e njohura dhe destinacionet e tjera turistike që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023.
Edhe pse Jordania nuk kufizohet drejtpërdrejt me Gazën, ajo është ndër vendet e rajonit të prekura nga lufta izraelite.
Të dhënat e publikuara nga Autoriteti për Zhvillim dhe Turizëm i Rajonit Petra, të transmetuara nga televizioni shtetëror Al-Mamlaka, tregojnë se numri i vizitorëve ka rënë me rreth 61 për qind – nga 1.174.137 në vitin 2023 në vetëm 457.215 vitin e kaluar.
Sipas këtyre të dhënave, 32 hotele janë detyruar të mbyllen dhe afro 700 persona kanë humbur vendet e punës.
Ekonomia jordaneze mbështetet dukshëm te të ardhurat nga turizmi, sektor që përbën rreth 14 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.