“Mbretëria e Jordanisë e dënon me forcë këtë plan, i cili është një nga politikat e qeverisë radikale të Izraelit, e cila përdor bllokadën dhe urinë si armë kundër popullit palestinez”, thuhet në deklaratë
Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë dënoi vendimin e Kabinetit izraelit të Sigurisë për planin e pushtimit të qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.
Ministria e Punëve të Jashtme e Jordanisë lëshoi deklaratë me shkrim duke dënuar vendimin e Kabinetit izraelit të Sigurisë për ta bërë pushtimin e përhershëm të Rripit të Gazës nga Izraeli dhe për të zgjeruar fushën e sulmeve të tij.
Thuhet se Izraeli e mori këtë vendim si pjesë e shkeljeve të vazhdueshme të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar. “Mbretëria e Jordanisë e dënon me forcë këtë plan, i cili është një nga politikat e qeverisë radikale të Izraelit, e cila përdor bllokadën dhe urinë si armë kundër popullit palestinez”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu theksohet se marrja e kontrollit ushtarak ndaj të gjithë Rripit të Gazës minon përpjekjet për të parandaluar një katastrofë humanitare në rajon përmes një armëpushimi dhe i bëhet thirrje Izraelit të zbatojë ligjin ndërkombëtar dhe të ndërpresë menjëherë sulmet e tij në Gaza.
Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi plan të ri për të pushtuar qytetin e Gazës, i vendosur në Rripin verior të Gazës. Kabineti izraelit i Sigurisë mbajti një takim mbrëmë ku diskutoi mbi pushtimin e të gjithë Rripit të Gazës.
Në një intervistë për “Fox News” para mbledhjes së kabinetit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha: “Ne synojmë të marrim kontrollin e të gjithë Gazës”.