Joe Biden sërish pozitiv me COVID, para tre dite ishte negativ

Joe Biden sërish pozitiv me COVID, para tre dite ishte negativ

Disa ditë pasi që doli negativ në testin për COVID-19, presidenti amerikan, Joe Biden, ka rezultuar sërish pozitiv.

Këtë e ka konfirmuar vet ai me anë të një postimi në Facebook.

“Sot u testova pozitiv për COVID-19, sërish. Kjo ndodhë vetëm te një grup i vogël i njerëzve”, ka thënë ai.

Biden ka thënë se nuk ka simptoma, por që do të izolohet për sigurinë e të gjithë njerëzve që e rrethojnë atë.

“Jam ende në punë, dhe do të kthehem në rrugë së shpejti”, ka shkruar Biden.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova