Analisti, Shemsi Jashari, në emisionin “Click” në RTV21 foli për rastin e 27-vjeçarit që humbi jetën në duart e policisë në orët e para të së hënës.
Jashari duke u bazuar në përvoja personale, theksoi problemet sistematike brenda Policisë së Kosovës, duke përmendur mungesën e trajnimeve dhe të stafit si faktorë të rëndësishëm në raste të tilla.
“Jo gjithmonë mund ta sjellësh në mend manualin, derisa përballesh fizikisht me një rast. Unë mendoj se është një problem i shtresuar ndër vite. Më së paku ka trajnime të vazhdueshme për policët e rendit publik. Arsyeja kryesore është mungesa e policëve që dalin në terren edhe kur shkojnë në pushim, kanë problem të marrin leje për shkak të mungesës së stafit. Nuk është e lehtë të vendosësh kontroll mbi një person që është fizikisht shumë i fuqishëm,” tha Jashari.