Japonia është deklaruar se do ti dërgoj sistemin mbrojtës ajror “Patriot” SHBA’së pas ndrimit të politikave mbi eksportimin e armëve në të cilën shënon një ndërrim të politkës të saj pacifike që daton nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Gazeta Metro.
Kjo lëvizje do të bëhej me qëllim që SHBA pastaj ata donacion të ja dhuroj Ukrainës.

Fuqitë perëndimore kanë pasur mungesë të armatimit si pasojë e dhurimeve në sasi të mëdha të tyre për Ukrainën në luftën e saj ndaj Rusisë.
Sistemi Patriot është ndër armatimet më të sofistikuara që ja ka dërguar SHBA Ukrainës.Politikat e Tokyos deri më tani kanë lejuar vetëm eksportimin e pjesëve të licensuara tek prodhuesit origjinal në vendin e origjinës mirëpo me rregullat e reja ajo mund të eksportoj edhe produkte finale ushtarake, raporton BBC.
Menjëherë pas aprovimit të kësaj politke të premten, Ministri i Jashtëm japonez tha se do të dërgoj sistemin Patriot tek SHBA për ta forcuar më tej aleancën mes dy vendeve.