“Jack Smith arrestoi Thaçin kur Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi”, Grenell: E turpshme që ai është ende në burg!

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka reaguar së fundmi përmes një postimi në “X”.

Grenell bashkëngjitur me shkrimin e tij ka ndarë një postim ku shkruhej se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e sheh rikthimin e Trump si një mundësi të artë për Ballkanin dhe se ai është i përkushtuar për paqen dhe bashkëpunimin midis popujve.

Grenell shkruan se Thaçi është vënë në pranga në periudhën kur ai po punonte me presidentin Trump për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Sipas tij është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Ai theksoi se Haga është prishur dhe rrënuar.

“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është turp. Haga është e prishur,” shkruan Grenell.

Kategoritë
BotaLajme