– Daragime tregoi se izraelitët vranë 117 dele nga një kope në zonën Sheq të rajonit verior Aghvar me thika dhe plumba, si dhe vodhën 350 kafshë nga fshati Malih
Izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze, thuhet se vodhën 350 dele që u përkisnin palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe vranë 117 dele.
Duke folur për Anadolu, Mehdi Daragime, kryetari i Këshillit të Fshatit Aghvar Verior dhe Malih, deklaroi se grupet fanatike kishin rrethuar zonën gjatë natës.
Daragime tregoi se izraelitët vranë 117 dele nga një kope në zonën Sheq të rajonit verior Aghvar me thika dhe plumba, si dhe vodhën 350 dele nga fshati Malih.
“Pasi kolonët ikën, banorët arritën të rimarrin një pjesë të kopesë. Ky është një krim sistematik terrorist që synon të gjitha familjet palestineze në Aghvar që varen nga bagëtia”, tha Daragime.
Daragime theksoi gjithashtu se ushtria izraelite bastisi fshatin Malih, në verilindje të qytetit të Tubas, si dhe ndaloi tre të rinj nga fshati dhe ua lidhi sytë.