Ushtria izraelite ka publikuar fotografi dhe video të avionëve që morën pjesë në sulmet ndaj Iranit.
Në videon e publikuar shihen avionët luftarakë të Forcës Ajrore izraelite në momentet kur janë nisur drejt Iranit, si dhe pamje nga ulja e tyre pas kryerjes së sulmit.
Më herët, ushtria izraelite kishte njoftuar se në sulm janë përdorur 200 avionë dhe se goditjet janë kryer në mbi 100 lokacione brenda territorit iranian.
“Kemi goditur komandën e lartë, kemi goditur shkencëtarët e lartë që punojnë në zhvillimin e armës bërthamore, kemi goditur instalimet bërthamore,” deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu menjëherë pas sulmit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë theksuar gjithashtu se sulmet janë kryer kryesisht për shkak të programit bërthamor iranian.
“Irani sot është më afër se kurrë posedimit të armës bërthamore. Një armë për shkatërrim në masë në duart e regjimit iranian përbën një kërcënim ekzistencial për Shtetin e Izraelit dhe për mbarë botën. Izraeli nuk ka tjetër alternativë përveçse të përmbushë detyrimin për të mbrojtur qytetarët e tij, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë kudo që të jetë e nevojshme, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën,” thuhet në deklaratë.
https://x.com/manniefabian/status/1933395716610892008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1933395716610892008%7Ctwgr%5Ee45433cafc79a60208f190aa1e8c11f8e6db24b5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fizraelci-objavili-fotografije-i-snimke-uoci-i-nakon-napada-na-iran-ucestvovalo-200-aviona%2F250613024