Izraelitët po blejnë masivisht ushqime dhe ujë – përgatitje për hakmarrjen iraniane

Sipas raportimeve të gazetarit të BBC-së nga Jerusalemi, qytetarët izraelitë kanë filluar të blejnë masivisht ushqime dhe ujë, ndërsa raftet në supermarkete po zbrazen me shpejtësi në prag të një kundërpërgjigjeje të pritshme nga Irani.

Shumica e popullsisë është zgjuar rreth orës tre të mëngjesit kur u aktivizuan sirenat e alarmit dhe qytetarëve iu dërgua një paralajmërim telefonik për një “kërcënim të rëndësishëm”, me udhëzimin që të qëndrojnë pranë strehimoreve.

Shërbimet emergjente në mbarë Izraelin po mbledhin rezerva gjaku, ndërsa disa spitale kanë filluar të lirojnë pacientët që janë mjaftueshëm stabilë për trajtim në shtëpi, për të liruar kapacitetet në rast emergjence.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar është shpallur gjendje karantine (lockdown) në të gjitha qytetet palestineze deri në një njoftim të ri. Të gjitha këto masa po merren në pritje të një hakmarrjeje nga ana e Iranit, ndërsa ushtria izraelite paralajmëron se mbi 100 dronë iranianë janë tashmë në rrugë drejt Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme