Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës sot janë vrarë të paktën 61 persona, nga të cilët 31 u vranë gjatë përpjekjes për të marrë ndihmë humanitare.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Spitali al-Shifa në qytetin e Gazës konfirmoi se ka pranuar 27 trupa, ndërsa shtatë trupa të tjerë janë dërguar në al-Awda në Nuseirat, dy në al-Aksa në Deir al-Balah dhe 25 në spitalin Nasser në Khan Younis.
Në një deklaratë, Zyra për Media e Qeverisë në Gaza njoftoi se ushtria izraelite “po krijon qëllimisht kaos në Rripin e Gazës duke zbatuar një politikë urie dhe duke synuar e vrarë qëllimisht njerëzit e uritur që kërkojnë ushqim”.
“Kjo po arrihet përmes vrasjeve të drejtpërdrejta, shpesh të qëllimshme, e herë pas here të rastësishme, nga dronë, helikopterë apo tanke, duke shënjestruar të rinj, të moshuar dhe fëmijë që vraponin për të marrë ndonjë ndihmë të disponueshme për të ushqyer fëmijët dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratë.