Ushtria izraelite në Gaza vrau me dron një vajzë të vogël, e cila po mbante në duar një bidon plastike me ujë për familjen e saj. Përmes sulmeve dhe bllokadës së vendosur, Izraeli po kryen një gjenocid të plotë në Gaza.
Që nga 2 marsi, Izraeli ka penguar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, duke shkaktuar një katastrofë të rëndë humanitare në qytet.
Palestinezët që shkojnë në pikat e shpërndarjes së ashtuquajtur të ndihmave, me shpresën se mund të gjejnë diçka për të ngrënë, po bëhen po ashtu shënjestër e sulmeve.
U VRA ME BIDONIN E UJIT NË DORË
Pamjet e siguruara nga një kamerë sigurie në Gaza tregojnë qartë këtë gjenocid.
Vajza e vogël, e cila mbante në dorë një bidon plastike me ujë për t’ia çuar familjes, u bë shënjestër e ushtrisë gjenocidale të Izraelit.
Ajo u vra nga një dron i ushtrisë izraelite.