Ushtria izraelite ka deklaruar se ende po sulmon objektiva në territorin iranian.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit ndanë pamje të asaj që pretenduan se ishin sulme ndaj caqeve të Iranit.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, shpërthime janë dëgjuar edhe në zonën e centralit bërthamor Fordow pranë Qom, në jug të Teheranit
Ndërkohë, ushtria izraelite ka thënë se po vazhdon “përpjekjet e saj ofensive”.
Ajo thotë se forcat e saj ajrore vazhdojnë të sulmojnë sistemet raketore dhe infrastrukturën e dronëve.
Ndryshe, Trump ka paralajmëruar Iranin të bëjë marrëveshje me Izraelin, para se të jetë tepër vonë.