Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se forcat izraelite arrestuan gazetarin Asid Ammarne nga Betlehemi, një qytet në jug të Bregut Perëndimor
Izraeli mban ende në burg 50 nga gazetarët palestinezë që ka arrestuar që nga nisja e ofensivës kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, transmeton Anadolu.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se forcat izraelite arrestuan gazetarin Asid Ammarne nga Betlehemi, një qytet në jug të Bregut Perëndimor.
“Me arrestimin e Ammarne-s, numri i gazetarëve në burgjet izraelite nga fillimi i gjenocidit në Rripin e Gazës është rritur në 50. Që nga fillimi i gjenocidit kundër Rripit të Gazës më 7 tetor 2023, Izraeli ndaloi dhe arrestoi 197 gazetarë. 50 prej tyre përfshirë një grua ndodhen ende në burg. Në burg janë edhe 5 persona të ndaluar para 7 tetorit”, thuhet në deklaratën me shkrim të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.
Më tej thuhet se Izraeli përshkallëzoi politikën e tij të arrestimit dhe shënjestrimit të gazetarëve në Rripin e Gazës në mënyrë të paprecedentë.
“Autoritetet izraelite synojnë t’i heshtin gazetarët, të vendosin kontroll dhe mbikëqyrje më të madhe mbi aktivitetet e tyre gazetareske, t’i privojnë ata nga e drejta e tyre për lirinë e mendimit dhe shprehjes dhe për të ushtruar profesionin e tyre si dhe të shënjestrojë gazetarët në gjenocidin e tij në Gaza”, theksohet në deklaratë.