Në sulmet e mbrëmshme iraniane ndaj Izraelit ka disa të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, ndër të cilët edhe konsulli kroat dhe bashkëshortja e tij, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.
Siç deklaroi ambasadorja kroate Mrđen Korać, godina ku jetojnë diplomatët kroatë është dëmtuar rëndë.
“Konsulli dhe bashkëshortja e tij kanë pësuar lëndime të lehta,” tha ambasadorja për 24sata.hr.
Sulmet me raketa nga Irani erdhën pas ofensivës më të madhe ajrore të Izraelit kundër Iranit, me qëllim pengimin e zhvillimit të programit bërthamor iranian. Irani u kundërpërgjigj me raketim të ashpër.
Trafiku ajror në vend është ndërprerë, ndërsa evakuimi aktualisht nuk është i mundur. Sirenat e alarmit u dëgjuan në Tel Aviv, Jerusalemin dhe zona të tjera të vendit, teksa qytetarët kërkuan strehim ndërsa qielli u mbush me raketa iraniane dhe raketa interceptuese izraelite.