Izraeli kërkon evakuim edhe për lagjen Al-Nasr në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka kërcënuar palestinezët të evakuojnë dy zona në lagjen Al-Nasr në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite ka kërcënuar palestinezët të evakuojnë dy zona në lagjen Al-Nasr në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë nga llogaria e tij X ndau një hartë lidhur me lagjen Nasr. Ai kërcënoi se palestinezët duhet të evakuojnë menjëherë blloqet numër 110 dhe 89 në lagjen në fjalë.

Duke vënë në dukje se ushtria izraelite do të “intensifikojë” sulmet e saj në zonë, Adraee pretendon se “nuk do të jetë një nga zonat ku do të zbatohet një armëpushim i përkohshëm dhe lokal për qëllime humanitare”.

“Evakuoni menjëherë zonën drejt perëndimit”, paralajmëroi zëdhënësi duke shtuar se thirrja për evakuim nuk përfshin spitalin Nasr në Khan Younis.

Në një deklaratë sot në mëngjes, Adraee kërcënoi palestinezët me evakuimin e menjëhershëm të blloqeve 624, 625, 628, 629, 630, 631, 641 dhe 695 në lagjen Zeitoun të qytetit të Gazës.

Ushtria izraelite më 1 korrik lëshoi paralajmërime të ngjashme për evakuim për palestinezët që jetonin në lagjet Nasr dhe Karara në Khan Younis.

Qyteti Khan Younis strehon dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur, veçanërisht ata nga Rafah dhe zona të tjera.

Ushtria izraelite i nxit vazhdimisht palestinezët të zhvendosen në zonat jugore, duke pretenduar se këto zona janë “zona të sigurta”, por ajo i bombardon këto zona, duke i shënjestruar si zonat ku ata evakuohen ashtu edhe ato ku mblidhen për të marrë ndihmë.

Kategoritë
BotaLajme