Kompanitë ajrore izraelite El Al, Arkia dhe Israir kanë zhvendosur flotën e tyre të avionëve në një lokacion të panjohur jashtë Izraelit, si pjesë e masave paraprake për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm iranian ndaj aeroportit Ben Gurion, raporton korrespondenti i Sky News nga Lindja e Mesme.
Avionët janë transferuar pa pasagjerë, si pjesë e protokolleve të paracaktuara të sigurisë, të hartuara në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm dhe sulmesh ndaj infrastrukturës kritike.