Izraeli bombardon Gazën përpara armëpushimit, vriten 73 persona

Izraeli bombardon Gazën përpara armëpushimit, vriten 73 persona

Me armëpushimin që pritet të arrihet shumë shpejt mes Izraelit dhe Hamasit, bombardimet në Gaza vazhdojnë.

Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi thotë se 73 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza që nga shpallja e armëpushimit dje.

Agjencia e lajmeve AFP citon zëdhënësin e agjencisë Mahmud Bassal të ketë thënë se 20 fëmijë dhe 25 gra janë në mesin e atyre që kanë vdekur.

Bombardimet kanë ndodhur në një shkollë që shërbente si qendër strehimi në jug të Gazës.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova