Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje në vend u shënuan 227 raste të reja dhe se kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 7 prilli e deri më tani.
Qeveria e Izraelit mori vendim që të zbatojë sërish detyrimin për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se detyrimi për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura do të fillojë të zbatohet sërish duke filluar nga sot.
Ndërkohë bëhet e ditur se fëmijët më të vegjël se 7 vjeç do të jenë të përjashtuar nga detyrimi për vendosjen e maskës në ambiente të mbyllura.
Gjithashtu është rekomanduar që maskat të vendosen edhe në organizimet me pjesëmarrje të gjerë në ambiente të hapura.
– Vazhdon rritja e rasteve ditore
Në Izrael vazhdon rritja e rasteve ditore me COVID-19 për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Delta i cili është shfaqur fillimisht në Indi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje në vend u shënuan 227 raste të reja dhe se kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga 7 prilli e deri më tani.
Izraeli falë vaksinimit arriti të vendos nën kontroll pandeminë dhe nga shkurti e deri më tani filloi lirimin e masave ndaj COVID-19. Në Izrael u hoq detyrimi për vendosjen e maskave në ambiente të hapura më 19 prill dhe për ambientet e mbyllura me disa përjashtime më 15 qershor.
Me rritjet e infeksioneve në ditët e fundit ka arritur në 872 numri i rasteve ditore të cilat më 6 qeshor ranë deri në 216.