Italiani u gjet nga gruaja dhe dy vajzat e tij, të cilat kurrë nuk e besuan se ai kreu vetëvrasje, me ndihmën e emisionit televiziv italian për personat e zhdukur “Chi l’ha visto?”
Një italian, i cili u zhduk dhjetë vjet më parë pasi kishte lënë tri shënime vetëvrasjeje, është gjetur i gjallë në rajonin e Peloponezit në jug të Greqisë, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, burri, i quajtur Adomo, nga qyteti verior Imola, u gjet nga gruaja dhe dy vajzat e tij, të cilat kurrë nuk e besuan se ai kreu vetëvrasje, me ndihmën e emisionit televiziv italian për personat e zhdukur “Chi l’ha visto?”.
Ai u zbulua pasi u regjistrua si italian me banim jashtë vendit, për të votuar në zgjedhjet në Itali.