Italia dënon sulmin vdekjeprurës të Izraelit ndaj kishës katolike në Gaza

– “Sulmet izraelite në Gaza gjithashtu goditën Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka kryer prej muajsh janë të papranueshme”, tha Meloni

 Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar sulmin vdekjeprurës të Izraelit ndaj një kishe katolike në Gaza, transmeton Anadolu.

Dy gra u vranë në sulmin izraelit ndaj kishës katolike.

“Sulmet izraelite në Gaza gjithashtu goditën Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka kryer prej muajsh janë të papranueshme”, tha Meloni në platformën sociale X.

Kryeministrja italiane theksoi se asnjë veprim ushtarak nuk mund të justifikojë veprimet e Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme