Mbështetësit pro-palestinezë kërkuan të tërheqin vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza dhe brohoritën slogane të tilla si “Palestina e Lirë” dhe “Palestina e Lirë nga lumi në det”.
Në Itali, mbështetësit pro-palestinezë protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza disa orë para hapjes së Festivalit të 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, transmeton Anadolu.
Sipas videove të shpërndara në mediat sociale, një grup që përfshinte aktivistë italianë dhe ndërkombëtarë, anëtarë të sindikatave, artistë filmi dhe studentë universiteti u mblodhën në Gadishullin Lido të Venecias, ku do të mbahet festivali, i cili fillon sot.
Duke kërkuar që Festivali i Filmit në Venecia të marrë një qëndrim që qartë për opinionin publik dhe të dënojë “gjenocidin” e Izraelit në Palestinë, demonstruesit mbanin flamuj palestinezë dhe banderola me mbishkrimin “Lironi Palestinën, ndaloni gjenocidin”.
Mbështetësit pro-palestinezë kërkuan të tërheqin vëmendjen ndaj krizës humanitare në Gaza dhe brohoritën slogane të tilla si “Palestina e Lirë” dhe “Palestina e Lirë nga lumi në det”.
Zëdhënësit e grupit pro-palestinez njoftuan në një deklaratë për media se planifikojnë të mbajnë protestë më 30 gusht në orën 17:00 sipas orës lokale.
– Qindra artistë i bënë thirrje Festivalit të Filmit në Venecia që të “Dënojë Gjenocidin në Gaza”
Qindra regjisorë italianë dhe të huaj, përfshirë regjisorë dhe producentë me famë botërore si Matteo Garrone, Abel Ferrara dhe Ken Loach, nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar që Festivali i Filmit në Venecia të dënojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza.
Letra i bën thirrje festivalit dhe organizatorëve të tij kryesorë që “të dënonin qartë gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza dhe spastrimin etnik të Palestinës të kryer nga qeveria dhe ushtria izraelite”.
Në përgjigje të letrës së artistëve, organizatori kryesor i eventit mbrojti idenë se festivali dhe organizimi i tij historikisht “kanë siguruar klimë ndjeshmërie dhe diskutimi të hapur mbi të gjitha çështjet më urgjente që kanë të bëjnë me shoqërinë dhe botën”.