Itali, fillon Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës

– Italia dhe Ukraina bashkë-organizojnë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2025), që do të mbahet këto dy ditë në Romë, duke mbledhur rreth 5 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota

Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025, e organizuar bashkërisht nga qeveria italiane dhe ajo ukrainase, ka filluar në kryeqytetin italian Romë, raporton Anadolu.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti krerët e shteteve dhe qeverive mëngjesin e sotëm.

Pas një fotografie familjare me udhëheqësit e delegacioneve, Meloni hapi zyrtarisht seancën plenare me një fjalim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjithashtu mbërriti në Romë për të marrë pjesë në konferencë.

Italia dhe Ukraina bashkë-organizojnë Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës (URC2025), që do të mbahet këto dy ditë në Romë, duke mbledhur rreth 5 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë tha se konferenca e mbajtur në Qendrën e Konventave La Nuvola është “ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare kushtuar rimëkëmbjes, rindërtimit dhe modernizimit të Ukrainës”.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë rreth 100 delegacione qeveritare, 40 organizata ndërkombëtare, përfshirë bankat kryesore të zhvillimit, 2 mijë kompani, autoritete lokale, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mbi 500 gazetarë të akredituar.

Pjesë e konferencës është edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kategoritë
BotaLajme