Istanbul, mbahet gara ndërkombëtare në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Istanbul, mbahet gara ndërkombëtare në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Gara në lagjen Yesilkoy mbahet për herë të tretë, e organizuar nga Bashkia e Bakirkoy e Istanbulit dhe Shoqata “Türkiye, Bosna, Sanxhak”

Në Istanbul të Türkiye-s është mbajtur një garë ndërkombëtare në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës (BeH), raporton Anadolu.

Gara në lagjen Yesilkoy mbahet për herë të tretë, e organizuar nga Bashkia e Bakirkoy e Istanbulit dhe Shoqata “Türkiye, Bosna, Sanxhak”.

Guvernatori i Bakirkoy, Abdullah Koklu theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Türkiye-s dhe BeH-së. Ai tha se gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet t’i ndodhë më askujt.

Nënkryetari i komunës së Bakirkoy, Cavit Ganiq tha se në Srebrenicë nuk humbën jetën vetëm boshnjakët, por u vra i gjithë njerëzimi. “Qëllimi i kësaj gare është të sigurojë që gjenocidi të mos ndodhë më kurrë. Ne duam që krimet kundër njerëzimit të ndalen përfundimisht”, shtoi ai.

Kryetari i Shoqatës “Türkiye, Bosna, Sanxhak” prof. dr. Sedat Ziyade tha se në Srebrenicë është kryer një gjenocid i tmerrshëm. “Gjenocidet përsëriten nëse harrohen. Qëllimi ynë në këtë garë është pikërisht që njerëzit të mos harrojnë se është kryer gjenocid. Vranë 8.372 njerëz në vetëm tre ditë”, tha Ziyade.

Konsullja e BeH-së në Istanbul, Enisa Komar dhe konsulli i përgjithshëm i Malit të Zi në Istanbul, Branisllav Karaxhiq bënë nderimet e tyre për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë me fjalime të shkurtra.

Mbetjet mortore të 30 viktimave të gjenocidit të kryer në korrik 1995 kundër banorëve të “zonës së mbrojtur të OKB-së” në Srebrenicë do të varrosen më 11 korrik në varrezat e Qendrës Përkujtimore në Potoçari.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova