Ish-sekretari dhe sekretari në një zyrë, Izedin Bytyqi: Në ministrinë e Infrastrukturës ka grupe kriminale

Izedin Bytyqi u shkarkua nga posti i Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe në pozitën e tij u emërua, Zymer Abdullahu.

Por shkaku i disa mos-pajtimeve lidhur me këtë pozitë sot në objektin e kësaj ministrie ka zbarkuar Policia e Kosovës dhe përfaqësues të Prokurorisë.

Pas kësaj para mediave është deklaruar Izedin Bytyqi i cili tha se është diskutuar për këtë çështje dhe se në fakt nuk është ditur kush duhet ta lëshojë zyrën i pari.

“Është vendim i kundërligjshëm, unë e kam njoftuar kryeministrin dhe Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë sepse është vendim i kundërligjshëm. Sepse janë organet kompetente të cilat sipas ligjit duhet të merren me mua. Edhe masnej të nesërmen kam pranuar vendimin e këshillit dhe besoj se keni pasur rast ta shihni që konstaton se është veprim i kundërligjshëm dhe se pret që të anulohet dhe fton MI-në të zbatojë menjëherë. Pra kjo ka të bëjë me instalimin e sekretarit, sepse s’ka të drejtë të jetë sekretar hiç, sepse ligji  i administratës shtetërore e bënë atë. Ky s’ka të drejtë ky ka qenë udhëheqës i zyrës së sekretarit dhe posa jam ardh në MI-, më 19 shkurt e kam larguar nga zyra ime sepse është i dyshimtë për veprime jo të mira. Zymer Abdullahu dhe se kam lënë asnjë ditë më me nejt në zyre. Dje pasi që e kam marrë vendimin kam shkuar në stacionin policor dhe kam kërkuar që të merren veprime për të më liruar zyrën. Ata kanë thënë se flasin me prokurorinë edhe cilësorin administrativ. Qëllimi im është të më lirohet zyra sepse unë jam i emëruar. Janë disa vendime por s’kisha dashtë me hy te ato. Unë e kam një problem sepse nëse qohen me më shkarku se kam asnjë problem sepse unë çdo ditë këtu jam në një presion të këtyre grupeve kriminale. Nuk e kam atë problem me dal prej punës sepse familja ime ka biznes privat pra ka me shekuj, s’është që është bërë tash. Se kam problem sepse nuk mbes pa punë dhe s’kam me çka u marrë, por unë nuk lëshoj pe para kriminelëve dhe pesë pare s’i dho për ta. Policia ju kallxova, në rregull student i vitit të parë juridik thotë sa është në rregulla jo vendimi.Prej dje prokurorë e prokurore s’po di çka me thonë. Policia është në situatë të keqe sepse pritke prej prokurorit me i kallxu, edhe s’dishin as çka me bo domethënë”, tha ai.

Tutje Bytyqi deklaroi se ka pritur derisa është bërë ora katër që shumë prej punëtorëve të dalin nga aty.

“Unë prita derisa u bë ora katër që me dalë punëtorët prej punës që mos me i lënë shkaku i atij uzurpatorit që ma ka uzurpu zyrën. Po shpresoj se kryeministri e ndërmerr naj veprim ose prokurori ose dikush ta sqarojë këtë situatë. Vetëm një problem e kam, që zyrtarëve të MI-së ju ka prish imazhi se thonë se janë të korruptum dhe s’është ashtu. Por për shkak të presioneve. Shumë prej tyre ndoshta kanë bërë lëshime për shkak se kanë bukë të gojës këtë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi