Ish-presidentja e Irlandës: Trump duhet ta kuptojë se Amerika është bashkëfajtore në gjenocidin në Gaza

Ish-presidentja e Irlandës dhe ish-komisionerja e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, Mary Robinson, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump duhet ta kuptojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë bashkëfajtore në gjenocidin në Gaza.

Ajo të hënën vizitoi anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah.

Në një bisedë me gazetarët e Al Jazeeras, ajo tha se mijëra kamionëve u është penguar hyrja në Gaza me justifikime të papranueshme dhe jologjike.

“Realiteti që kemi parë është se në Gaza po ndodhin uria dhe gjenocidi. Ne duam të mobilizojmë përpjekjet e vendeve anembanë botës për të bërë gjithçka që munden për të ndalur gjenocidin në Gaza”, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu nderoi kujtimin e gazetarit të Al Jazeeras, Anas al-Sharif, dhe kolegëve të tij, të cilët u vranë para se delegacioni i saj të mbërrinte në pikën kufitare Rafah.

Kategoritë
BotaLajme