Ish-presidenti Trump: Nuk do të largohem nga gara presidenciale e 2024-tës edhe pas përballjes me akuza

YOUNGSTOWN, OH - SEPTEMBER 17: Former President Donald Trump speaks at a Save America Rally to support Republican candidates running for state and federal offices in the state at the Covelli Centre on September 17, 2022 in Youngstown, Ohio. Republican Senate Candidate JD Vance and Rep. Jim Jordan (R-OH) spoke to supporters along with former President Trump.(Photo by Jeff Swensen/Getty Images)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë që nuk do të largohet nga gara e vitit 2024 edhe pas përballjes me akuzat shtetërore dhe federale.

Ai tha këtë të dielë në një emision radiofonik të drejtuar nga aleati i tij për një kohë të gjatë Roger Stone, shkruan CNN, përcjell gazeta Online Reporteri.net.

Stone e pyeti nëse ka ndonjë rrethanë që Trump mund të largohej nga gara presidenciale.

“Ju mund ose nuk mund të përballeni me akuza shtesë që unë besoj do të jenë politikisht të motivuara politikisht. Kjo tregon se Demokratët të frikësuar të ju kenë ju ëprballë në një garë tjetër. Pra, a ka ndonjë rrethanë në të cilën mund ta shihni veten duke u larguar nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2024?”, tha Stone.

Ndërkaq, Trump tha se nuk ka asnjë.

“Jo, asnjë”, u përgjigj Trump.

Trump do të paraqitet, sot (të martën) në Gjykatën Federale në Miami, pasi u bë ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-ve që përballet me akuza federale./Reporteri.net.

Kategoritë
BotaLajmeLajmet Kryesore