Ish-këshilltari i Merkelit i bën thirrje qeverisë gjermane për njohjen e shtetit të Palestinës

Ambasadori Christoph Heusgen këtë thirrje e bëri në artikullin që ai shkroi për institucionin mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND)

Ambasadori Christoph Heusgen, ish-këshilltari për politikat e jashtme dhe të sigurisë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, i bëri thirrje qeverisë gjermane të njohë Shtetin e Palestinës, transmeton Anadolu.

Heusgen shkroi një artikull si ftuar për institucionin mediatik Redaktionsnetzwerk Deutschland (RND).

Ai kritikoi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor. “Siguria e Izraelit është një çështje shtetërore gjermane, por siguria e Izraelit përfshin gjithashtu mosbërjen e armiqve dhe mosizolimin e vetes në mbarë botën përmes përdorimit të tepruar të forcës ushtarake dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi Heusgen.

Pasi theksoi se qeveria e Benjamin Netanyahut e hedh poshtë Shtetin e Palestinës dhe mbështet dhunën e kolonëve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor, Heusgen ndau pikëpamjen e tij se “Ka arsye për t’u frikësuar se parashikimi i ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së John Kerry se Izraeli do të bëhet një shtet aparteidi do të bëhet realitet”.

Heusgen mbrojti idenë se Gjermania duhet të njohë shtetin e pavarur të Palestinës dhe më tej potencoi se ky hap nuk do ta ndryshojë “situatën aktuale” në afat të shkurtër, por do të ishte një “sinjal i fortë solidariteti me popullin palestinez”.

Heusgen shërbeu si këshilltar i Merkelit për politikën e jashtme dhe të sigurisë që nga viti 2005 dhe si Përfaqësues i Përhershëm i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Kategoritë
BotaLajme