Ish-agjenti i CIA-s dëshmon nën betim në Kongres: Ne gjetëm bioteknologji që nuk është njerëzore

Ish-agjenti i CIA-s dëshmon nën betim në Kongres: Ne gjetëm bioteknologji që nuk është njerëzore

Ish-agjenti i CIA-s, David Grush, ka dëshmuar nën betim përpara një komiteti të Kongresit të SHBA se bioteknologjia jo-njerëzore është gjetur në vendet e incidenteve që përfshijnë objekte fluturuese të paidentifikuara (UFO).

Në diskutimin e parë publik për ekzistencën e UFO-ve dhe kontaktet me to, Grush theksoi se ai, ashtu si punonjës të tjerë të CIA-s, ishte takuar me UFO-t, por se nuk mund të fliste më në detaje për këtë në diskutime të hapura.

Grush pretendon se autoritetet amerikane i morën anijet kozmike me origjinë aliene si pjesë e një programi të fshehtë ushtarak.

Ai deklaroi se dinte për programe sekrete që përfshinin teknologjinë aliene, e cila ishte në shumë mënyra më e lartë se aftësitë e SHBA-së.

Siç raportojnë agjencitë, përveç tij janë marrë në pyetje edhe ish-admirali David Fravor dhe piloti ushtarak në pension Ryan Graves.

Sipas Graves, gjatë një stërvitjeje pranë kufirit të shtetit të Virxhinias në SHBA në vitin 2014, ai ka hasur në një objekt të errët të paidentifikuar me një rruzull transparent.

Graves vëren se më shumë se 30 njerëz në grupin e tij kanë vënë re një fenomen të ngjashëm.

Ai pretendon se qeveria amerikane po përgatit masa hakmarrëse ndaj Grushit dhe kolegëve të tij për të thënë të vërtetën për UFO-t.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova