Irani zotohet se do të vazhdojë sulmet derisa Izraeli të “pendohet” për veprimet e tij

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, Shekarchi tha se do të vazhdojnë operacionet “derisa regjimi kriminal sionist të ndiejë keqardhje”

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë operacionet ushtarake derisa Izraeli të pendohet për veprimet e tij, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Shekarchi komentoi sulmin e fundit të Izraelit kundër Iranit dhe përgjigjen pasuese të Teheranit.

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khamenei, Shekarchi tha se do të vazhdojnë operacionet “derisa regjimi kriminal sionist të ndiejë keqardhje”.

Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objektet bërthamore dhe raketore dhe duke vrarë mbi 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë. Gjithashtu rreth 380 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve.

Sipas raportimeve, Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur mbi 170 të tjerë.

Sulmet izraelite vranë shefin e shtabit të Iranit, komandantin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), disa komandantë të lartë dhe nëntë shkencëtarë bërthamorë.

Shumë vende, përfshirë Turqinë, i kanë dënuar veprimet e Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme