Një helikopter i marinës iraniane ndërpreu shkatërruesin amerikan USS Fitzgerald në Detin e Omanit, duke dërguar sinjale paralajmëruese dhe në fund duke detyruar anijen amerikane të ndryshojë kurs drejt jugut.
Sipas një njoftimi të ushtrisë iraniane, anija amerikane iu afrua ujërave që nën mbikëqyrjen e Iranit, çka shkaktoi reagimin e shpejtë të helikopterit nga Rajoni i Tretë Detar i marinës iraniane (NEDAJA).
Helikopteri qëndroi mbi shkatërruesin dhe përmes radios i dha mesazhin e qartë të largohej nga ujërat nën kontroll iranian.
Gjatë situatës së tensionuar, ekuipazhi i USS Fitzgerald kërcënoi se do të hapte zjarr ndaj helikopterit nëse ai do të mbetej pranë.
Atëherë ndërhyri Komanda Iranuane e Mbrojtjes Kundër Ajrit, duke e shpallur helikopterin plotësisht të mbrojtur nën mbikëqyrjen e saj dhe duke dhënë urdhër shkatërruesit amerikan të ndryshojë kursin.
Sipas të njëjtit njoftim, USS Fitzgerald iu bind urdhrit dhe mori kurs drejt jugut, larguar nga zona e kontestuar.
Ushtria amerikane ende nuk ka reaguar për incidentin, i cili ndodhi ndërsa tensionet në Gjirin Persik janë shtuar pas konfliktit të fundit izraelit me Iranin. Forcat detare iraniane dhe amerikane kanë një histori të gjatë përballjesh në Gjirin Persik, Detin e Omanit dhe ngushticën e Hormuzit që nga viti 1980.
Në vitin 2019, Irani rrëzoi dronin amerikan RQ-4A Global Hawk pranë ngushticës së Hormuzit për shkelje të hapësirës ajrore.
Marina iraniane shpesh zhvillon stërvitje të mëdha ushtarake në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke demonstruar kapacitetet e saj dhe duke dërguar sinjale frenimi ndaj fuqive të huaja.