Ushtria iraniane ka filluar një sulm hakmarrës ndaj Izraelit dhe, sipas pretendimeve të gjeneralëve izraelitë, janë lëshuar më shumë se 100 mjete ajrore pa pilot.
Lajmin për fillimin e sulmit hakmarrës të Iranit e ka bërë të ditur gjeneral brigade izraelit, Effie Defrin.
“Dronëve të lëshuar nga Irani do t’u duhen disa orë për të arritur në Izrael. Ushtria izraelite tashmë është duke punuar për t’i rrëzuar”, ka deklaruar ai.
Ushtria izraelite më herët kishte paralajmëruar se pritej një sulm nga Irani, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në strehimore.
“Izraelitët ndoshta do të duhet të qëndrojnë për një periudhë shumë më të gjatë në strehimore sesa jemi mësuar deri më tani”, ka thënë ai.