Iran, të paktën 78 të vrarë dhe 329 të plagosur në sulmet izraelite në Teheran

Izraeli nisi sulm në shkallë të gjerë të premten herët, duke synuar programin bërthamor dhe objektet ushtarake të Iranit

Të paktën 78 persona u vranë dhe 329 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh ajrore izraelite që shënjestruan kryeqytetin e Iranit, Teheranin, transmeton Anadolu.

“Numri jozyrtar i të vdekurve nga sulmi terrorist i sotëm nga regjimi sionist në provincën e Teheranit vlerësohet në 329 të plagosur dhe 78 të martirizuar”, tha agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars.

Izraeli nisi sulm në shkallë të gjerë të premten herët me rreth 200 avionë për të synuar programin bërthamor të Iranit dhe kapacitetet e raketave me rreze të gjatë veprimi. Disa zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulme.

Irani është zotuar për “ndëshkim të rëndë” dhe ka bërë thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ta mbajtur Izraelin përgjegjës për veprimet e tij.

Kategoritë
BotaLajme