Posteri i madh mban një fotografi të kryeministrit izraelit Netanyahu dhe është vendosur në sheshin “Palestina” në Teheran
Një poster gjigant anti-Izrael u var në kryeqytetin e Iranit, Teheran, kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu.
Posteri i madh mban një fotografi të kryeministrit izraelit Netanyahu dhe është vendosur në sheshin “Palestina” në Teheran. Mbi poster shkruan në persisht dhe hebraisht “Netanyahu ka humbur një betejë tjetër. Ku do të ndodhë dështimi i radhës për të qëndruar në pushtet?”.
– Konflikti që filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit
Më 13 qershor, Izraeli kreu sulme në shkallë të gjerë duke shënjestruar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, përfshirë nivelin e lartë komandues të ushtrisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm iranian, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë u vranë në sulmet izraelite.
Numri total i civilëve të vrarë në sulmet e Izraelit arriti në 935 ndërsa i të plagosurve në 4.870. Në kundërsulmet e ushtrisë iraniane me raketa, sipas Izraelit kanë humbur jetën 28 persona ndërsa janë plagosur 1.272 të tjerë.
Më 22 qershor, SHBA-ja e cila ofron mbështetje të hapur për Izraelin, sulmoi 3 objektet bërthamore të Iranit në Natanz, Fordo dhe Isfahan. Në përgjigje të sulmit të SHBA-së, Irani sulmoi bazën ajrore amerikane “Al-Udeid” në Katar më 23 qershor.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit më 24 qershor.