Punëtoria e re synon të ofrojë trajnime në robotikë, kodim bazik dhe projekte të orientuara drejt teknologjisë, me fokus të veçantë në përgatitjet për festivalin teknologjik TEKNOFEST.
Në Institutin Yunus Emre në Prizren është hapur “Punëtoria e Teknologjisë Ozdemir Bayraktar”, një hapësirë e re e dedikuar zhvillimit të aftësive të të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Sipas një njoftimi nga YEE Prizren, ceremonia e hapjes u mbajt me pjesëmarrjen e personaliteteve të shumta, përfshirë ish-kryetarin e parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Fatih Topçu, shefi i Përfaqësisë Turke në kuadër të KFOR-it, Kolonel Harun Elitas, Koordinatorin e Institutit Yunus Emre në Kosovë, Ramazan Yilmaz, si anëtarë të stafit akademik nga universitete të Turqisë dhe Kosovës.
Punëtoria e re synon të ofrojë trajnime në robotikë, kodim bazik dhe projekte të orientuara drejt teknologjisë, me fokus të veçantë në përgatitjet për festivalin teknologjik TEKNOFEST.
Ky projekt mban emrin e të ndjerit Ozdemir Bayraktar, inxhinier dhe pionier i industrisë së dronëve në Turqi, dhe synon të nxisë të rinjtë që të angazhohen në fushat e prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, duke kontribuuar në inovacion dhe krijimtari.









