Indi, një familje shet foshnjën 8-muajshe për të blerë celular

Indi, një familje shet foshnjën 8-muajshe për të blerë celular

Një familje në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi ka shitur fëmijën e tyre 8-muajsh për të blerë një telefon celular

Një familje në shtetin e Bengalit Perëndimor në Indi ka shitur fëmijën e tyre 8-muajsh për të blerë një telefon celular, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “Inquirer News”, një familje në rajonin “North 24 Parganas” e cila përballet me vështirësi financiare, ka tërhequr vëmendjen e fqinjëve të tyre pasi kanë shëtitur disa rajone të Bengalit Perëndimor dhe ka blerë një celular të modelit të ri.

Familja ka pranuar se ka shitur foshnjën e tyre 8-muajshe pasi fqinjët i kanë pyetur. Policia ka arrestuar nënën dhe babanë si dhe gruan që e ka blerë fëmijën.

Gjithashtu u pretendua se familja është përpjekur që ta shesë edhe vajzën 7-vjeçare.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova