IKSHP del rekomandime për përdoruesit e pishinave publike në Kosovë, mos hyni në ujë në këto raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa rekomandime lidhur me përdoruesit e pishinave publike në Kosovë.

Në apelin e Institutit bëhet thirrje që të mos hyjnë në pishina ata që kanë plagë të hapura apo nëse vuajnë nga ndonjë sëmundje infektive e lëkurës apo traktit tretës, shkruan Reporteri.net.

Për fëmijët e vegjël rekomandohet të përdorin pelena të posaçme për ujë.

“Frekuentoni vetëm pishinat që plotësojnë kushtet sanitare dhe janë të licencuara. Nëse vëreni ujë të turbullt, erë të rëndë apo mungesë pastërtie, mos hyni në ujë dhe raportoni menjëherë. Kujdesi për higjienën dhe respektimi i rregullave ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe të të tjerëve”, thuhet në postim./Reporteri.net

Kategoritë
LajmeVendi