Huti gjithnjë e më të rrezikshëm: Goditën dhe fundosën një tjetër anije tregtare në Detin e Kuq, pastaj publikuan video

Anija tregtare “Eternity C”, që lundronte me flamurin e Liberisë, u godit nga forcat Huti me raketa krosonjë dhe më pas u fundos.

Shtatë anëtarë ekuipazhi u shpëtuan, por të paktën katër humbën jetën dhe disa të tjerë konsiderohen ende të zhdukur.

Anija “Eternity C” u sulmua për herë të parë të hënën pasdite me drona detarë dhe raketa të lëshuara nga gomone nga Hutit. Mirëpo, sulmi fatal erdhi sot, kur raketat krosonjë e goditën sërish, duke shkaktuar fundosjen e anijes.

Forcat Huti morën përgjegjësinë për sulmin, duke shprehur solidaritet me palestinezët në Gaza dhe theksuar se anija po lundronte drejt portit izraelit të Eilatit.

Kjo është anija e dytë tregtare me flamur liberezian që Hutit e fundosin në Detin e Kuq.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, deklaroi se këto sulme tregojnë nivelin e kërcënimit që Hutit paraqesin për sigurinë dhe lirinë e lundrimit në Detin e Kuq.

Kategoritë
BotaLajme