Lituania po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të gjejë një mënyrë për të anashkaluar veton e Hungarisë në lidhje me bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.
Duke iu referuar një letre që ka shqyrtuar – dërguar kryeqyteteve të BE-së javën e kaluar – transmetuesi publik lituanez LRT raportoi se Vilniusi po u bën thirrje vendeve fqinje të ndërmarrin “hapa vendimtarë” që do ta bëjnë ofertën e anëtarësimit të Ukrainës “të prekshme dhe të pakthyeshme”, raporton skynews.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, qeveria e të cilit shihet gjerësisht si më pro-Kremlinit në bllokun evropian, ka penguar në mënyrë të përsëritur rrugën e Ukrainës drejt BE-së.
Sipas raportimeve, Lituania propozon nisjen e bisedimeve teknike për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë pa përfshirjen e Hungarisë, për sa kohë që pajtohen 26 shtetet e tjera anëtare.
Miratimi zyrtar mund të vijë më vonë, nëse Budapesti ndryshon qëndrim apo udhëheqje.
Më herët këtë muaj, raportohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga homologu amerikan, Donald Trump që të përballet me Orbanin për veton e tij.
Bisedimet zyrtare për anëtarësim në BE mund të nisin vetëm me pëlqimin unanim të të 27 shteteve anëtare.