Humbjet e jetëve në sulmet e Izraelit ndaj Sirisë po rriten

Në sulmet ajrore që Izraeli kreu sot në mëngjes ndaj kryeqytetit sirian, Damask, dhe qytetit të Deraa-s, kanë humbur jetën 6 persona dhe 28 janë plagosur. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Sirisë, prej 6 viktimave, 5 ishin ushtarë, dhe 28 të tjerë janë dërguar në spital me lëndime të ndryshme.

IZRAELI SULMON ME JUSTIFIKIM DRUZËT
Izraeli, duke aluduar në përleshjet midis forcave druzi dhe ushtrisë siriane në jug të vendit dhe “nevojën për të mbrojtur popullsinë druzi”, ka goditur pika kyçe në Damask: rrethinat e kompleksit presidencial, ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm dhe qytetin e Deraa-s.

Kategoritë
BotaLajme