Huliganët serbë me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan ne Veri

Një javë janë bërë që serbët në veri të Republikës së Kosovës kanë nisur protestat, ku dita e hënë ishte më e rënda pasi u lënduan disa ushtarë të KFOR-it.

Në Leposaviq, Zveçan e Zubitn Potok, janë vendosur trupat e KFOR-it, përfshirë edhe ato amerikane, që të kujdesën për sigurinë në atë pjesë, pas protestave të dhunshme të organizuara nga serbët lokalë.

Përkundër dhunës që ushtruan serbët atje, siç duket kjo nuk po ju mjafton.

Përmes rrjetit social “Twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit.

“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.

Një tjetër llogari, ka komentuar tek postimi i njëjtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit.

“Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.

Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë Naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.

Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

Disa prej “screen shot” të marrura në postimin e llogarisë së Darko Bubonja një person nga Serbia.

Ky postim i Darko Bubonja ka marrë mbi 600 shpërndarje, mbi 2 mijë pëlqime dhe e kanë parë afro 62 mijë njerëz në “twitter”.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi