Hovenier shprehet i zhgënjyer: Qeveria s’e vazhdoi praktikën që OSBE’ja të mbledh fletëvotimet e votuesve serbë në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës s’kanë ndryshuar qëndrim lidhur me çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Hovenier ka thënë se ndonëse kjo është ngritur si çështje për herë të parë në vitin 2022, Kosova ka të drejtë që si shtet i pavarur dhe sovran, t’i caktojë vetë kushtet për zgjedhjet e shteteve tjera që mbahen në territorin e saj.
Ai më tej ka shprehur zhgënjimin e SHBA-së me Qeverinë Kurti, për moslejimin e OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë në Kosovë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi