Hoti, Veliu e Selmanaj lëshojnë sallën në raundin e dytë të votimit

Në rundin e dytë të votimit për president, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, kanë lëshuar sallën e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Të tre deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në procesin e votimit as në raundin e parë.

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në rundin e parë.

81 deputetë kanë marrë pjesë në votim kurse 84 janë të pranishëm.

Kategoritë
LajmeVendi