Herën e parë në historinë e Lindjes së Mesme: Në Gaza shpallet uria akute

Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore (IPC), sistemi global për monitorimin e urisë, zyrtarisht ka konfirmuar urinë akute në qytetin e Gazës.

Sistemi globalisht i njohur për klasifikimin e pasigurisë ushqimore dhe të kequshqyerjes, i mbështetur nga OKB-ja, që nga themelimi i tij në vitin 2004 ka shpallur vetëm katër herë gjendjen e urisë.

IPC në raportin e tij thekson se uria në Gaza është plotësisht e shkaktuar nga veprimet njerëzore.

Ky njoftim është i pari i këtij lloji i shpallur jashtë Afrikës. Më parë, uria akute ishte konfirmuar në Somali në vitin 2011, si dhe në Sudan në vitet 2017, 2020 dhe 2024.

Inspektimet zgjasin 18 orë

Shoferët përshkruajnë bllokadën e Gazës: Nga 200 kamionë me ndihma, Izraeli lejon hyrjen e vetëm 20 prej tyre, ndërsa pajisjet mjekësore nuk lejohen të kalojnë.

Qyteti i Gazës është shtëpi për rreth gjysmë milioni njerëz. Vdekjet nga kequshqyerja dhe uria po rriten, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Vetëm në 20 ditët e para të gushtit janë regjistruar 133 raste vdekjesh, përfshirë 25 fëmijë, për shkak të kequshqyerjes ose urisë.

Situatë jashtëzakonisht e rëndë

UNRWA: Fëmijët e kequshqyer në Gaza do të vdesin në rast të një operacioni të ri ushtarak izraelit.

Në korrik janë regjistruar pothuajse 13.000 raste të reja të pranimeve të fëmijëve për shkak të kequshqyerjes akute, sipas të dhënave më të fundit të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Kategoritë
BotaLajme