Haradinaj në takimin me Hovenier: Të ndodh me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e AAK-së Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se me Ambasadorin Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike në vend. Ai është shtoi se në këtë takim ka njoftuar Hovenierin për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.

”Prita në selinë Aleancës, Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë. Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO. Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj.

Kategoritë
LajmeVendi