Haradinaj: Aleanca me NATO-n qenësore për Kosovën, ngushëllime për humbjen në Ujman

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës me NATO-n dhe ShBA-në për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Ai ka vlerësuar rolin e KFOR-it dhe NATO-s në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, duke theksuar se vendimet e koordinuara me aleatët janë në dobi të shtetit sovran.

Në të njëjtin postim, Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e qytetarit që humbi jetën në Liqenin e Ujmanit, duke u solidarizuar me ta në këtë moment të dhimbshëm.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi